“CYBER CAMP” – GJIMNAZE – TAKIMI I PARË

Share This Post

Milestone-i i parë i projektit të krimit kibernetik “Cyber Camp Tirana” ishte takimi me nxënësit e gjimnazit “Hermann Gmeiner”. Pjesëmarrës ishin nxënës të viteve të para, dyta dhe treta.
Prezantimi i realizuar konsistonte në informimin mbi konceptet themelore të krimit kibernetik.
Gjithashtu, nxënësit u njohën dhe me vijëmësinë e projektit me bootcamp dhe hachathon, tek të cilët mund të zgjidhen të jenë pjesëmarrës.

   Fillimisht, për të krijuar një ambjent familjar dhe për të kuptuar nivelin e formimit të nxënësve, si bazë për menyrën si do të komunikoheshin informacionet,  u realizua një ‘survey’ me pyetje bazike në lidhje me temën. Në vazhdim, u prezantuan konceptet dhe fenomenet që konsiderohen krim i mirëfilltë kibernetik dhe efektet e tyre në veprimtaritë tona.

   Që nga forma e realizimit të sulmit dhe kategoritë e tij deri tek ndërgjegjësimi si të mbrohemi dhe shmangim konflikte të tilla, prezantimi theksoi rëndësinë e ‘Security By Design’, kompleksitetin e infrastrukturës elektronike, karrierat e ndryshme që nxënësit mund të ndjekin në këtë drejtim, deri tek fenomene si bulizmi kibernetik dhe serioziteti i tij për të krijuar panoramën e plotë.

More To Explore