CyberCamp Tirana e-Hackathon 2020

Share This Post

U zhvillua pergjate datave 26 dhe 27 qershor, sipas orareve 16:00-20:00 dhe 10:00-16:00 konkursi “Hackathon” i projektit CyberCamp Tirana 2020, nepermjet platformes online Zoom. Ky konkurs, si faza e trete dhe e parafundit e projektit, konceptohet si pika kulmore e pergatitjes paraprake te pjesemarresve pergjate fazave te Awareness dhe Bootcamp, por jo vetem, si nje mundesi per te vertetuar aftesite personale dhe ne grup, si dhe per te sfiduar veten ne kushte qe ne zgjedhim t’i quajme “stimulim i realitetit ne nje nivel me te minimizuar”, dukeqenese konkursi ndertohet bazuar ne situata te jetes reale, me te cilat perballet vecanerisht Departamenti i Investigimit te Krimit Kibernetik ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit.

Numri i pjesemarresve ishte relativisht i larte (35 persona nga 43 aplikante) te cilet moren pjese individualisht dhe ne grupe (nje pjese sipas zgjedhjes se tyre dhe nje pjese sipas perzgjedhjes se ekipit te trajnereve). Nje nga synimet kryesore te edicionit te dyte te ketij projekti ishte inkurajimi i perfshirjes se femrave ne fushen e ICT ne pergjithesi dhe te Sigurise Kibernetike ne vecanti, duke ofruar nje cmim simbolik me vlere 300 euro, i cili u fitua nga 2 vajza (secila fituese e vleres 150 euro perkatesisht). Nderkohe, vendi i pare mori cmimin me vlere 400 euro, vendi i dyte 200 euro dhe vendi i trete 100 euro.

Sfidat u konceptuan dhe ndertuan nga z. Rio Sherri, ekspert i Sigurise Kibernetike, i cili qendroi ne rol vezhgues/monitorues edhe pergjate konkursit, me mbeshtetjen e znj. Edlira Martiri dhe z. Igli Tafa, te tre pjese kryesore e ekipit te CyberCamp Tirana edhe pergjate edicionit te pare te tij pergjate viteve 2018-2019.

Per ne qe nje kenaqesi e vecante te arrinim objektivat tona, sfida me e madhe ndaj te cilave ishte infrastruktura online dhe pjesemarrja, si rezultat i situates se krijuar nga Covid-19, qe na pengoi te zhvillonim Hackathonin ne kushte normale fizike, sic do te deshironim te ishte idealisht.

More To Explore