Perfundoi me sukses “Cyber Camp Tirana e-Bootcamp 2020”

Share This Post

Perfundoi me sukses “Cyber Camp Tirana e-Bootcamp 2020”, faza e dyte e projektit e shtrire pergjate pese ditesh nga data 2 qershor deri ne date 6 qershor 2020, zhvilluar ne platformen online Zoom Meetings, nisur nga situata e veshtire e distancimit fizik per shkak te pandemise. Por lajmi i mire qe ne kemi per te gjithe ndjekesit e aktiviteteve te tilla, si dhe per organizatoret e tyre eshte se per ne, cdo gje shkoi shume normalisht, pa problematika teknike si lidhja ne internet apo komplikacione me platformen. E-Bootcamp u konceptua i ndare ne disa dite, per te shmangur cdo lodhje qe vjen nga oret e gjata perpara ekraneve, ne menyre qe vemendja te ishte maksimale, nisur nga fakti qe nje pjese e mire e temave u trajtuan ne forme praktike. Ato ishin te pershtatshme si per fillestare, ashtu edhe per nivel me te avancuar apo me pervoje ne fushen e Teknologjise se Informacionit dhe Komunikimit dhe te Sigurise Kibernetike.

Trajneret u takojne profileve dhe disiplinave te ndryshme; Edlira Martiri, Igli Tafa, Elda Kuka dhe Ogerta Elezaj nga auditoret e universitetit por dhe si eksperte nga projekte paralele ne fushat e tyre perkatese, Vilma Tomco nga Agjencia Kombetare e Shoqerise se Informacionit, Luljeta Ismajlukaj nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Armora Rama nga Microsoft Threat Intelligence Center, Ervin Cfarku nga bota e biznesit, Ergest Nako nga komuniteti i TIK dhe sigurise kibernetike dhe pjese e shume iniciativash dhe sipermarrjesh ne fushen e inovacionit, Muhamed Loshi nga sistemi bankar dhe Armela Loshi, inxhiniere sigurie.

E-Bootcamp mbuloi nje diapazon te gjere temash dhe profilesh ne fushen e sigurise se informacionit, duke nisur nga hakimi etik (Ethical Hacking) deri tek mbrotja e të dhënave personale (GDPR), qe nga sistemet ‘secure-by-design’ dhe siguria në e-banking deri ne sigurine kibernetike në rrjete sociale, qe nga sistemet biometrike dhe mekanizmat e aksesit deri tek qasjet ndaj Machine Learning, qe nga lundrimi i sigurt në internet deri ne teknikalitete profesionistesh si bug testing.

Nje fokus te vecante pati trajtimi nga znj. Luljeta Ismajlukaj i praktikave te perditshme te Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me fokus investigimin e krimit kibernetik. Natyrisht qe pyetjet ishin te shumta dhe kurioziteti shume i larte dukeqenese nuk behet me fjale per biznese te niveleve te ndryshme, por vete sigurine e shtetit tone dhe te te dhenave sensitive qe ne ndajme online.

Gjithashtu, nje e ftuar e vecante vinte drejtperdrejt nga zyrat e Microsoft, nje shqiptare e re ne moshe por me arritje te medha. Znjsh. Armora Rama u ndal ne operacionet e Microsoft Threat Intelligence Center, si ka qene rrugetimi i saj dhe cilat jane disa nga format me te zgjuara per te pasur sukses nderkombetarisht. Ne thelb mbetet gjithmone edukimi i duhur, dhe ne shpresojme te kemi mundur te ofrojme pergjate 5 diteve te e-bootcamp-it vlere dhe cilesi.

Dita e fundit e trajnimit u mbyll pas znjsh. Rama me z. Dritan Mezini, menaxher i projektit, si nje vazhdimesi e temes se saj, duke u perqendruar ne mundesite e karrieres ne kete profil, cilat jane praktikat qe duhet te ndiqen ne rrugen drejt suksesit dhe si eshte gjendja e tregut tone per profesione te tilla, cilat jane ndryshimet me rajonin dhe leverdite per te ndjekur kete rrugetim jashte vendit.
Pas perfundimit te e-bootcamp u shperndane certifikatat e pjesemarrjes, format e plotesimit me
pershtypjet nga dita e peste si me ditet pararendese dhe u be serish thirrje per te aplikuar ne konkursin e Cyber Camp Tirana e-Hackathon.

More To Explore