Biznes Teknologji Lidership


Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL)

E themeluar në Shqipëri në vitin 2010, Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL) është një organizatë jofitimprurëse që vepron në fushën e menaxhimit të projekteve dhe granteve, trajnimeve, kërkimit dhe nismave komunitare.

CBTL organizon punëtori dhe programe trajnimi, realizon studime, kërkime tregu dhe anketime, si dhe mbështet veprimtari kulturore dhe botime. Puna jonë përqendrohet te punësimi, lidershipi, aftësitë e buta, menaxhimi, inovacioni dhe përdorimi efektiv i teknologjisë për të arritur rezultate të qëndrueshme.

Për të çuar përpara misionin e saj, CBTL siguron financime dhe bashkëpunon në nisma që mbështesin objektivat e organizatës.

Veprimtaria e Qendrës nuk ka qëllim fitimi.

Çfarë bëjmë

Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL) u themelua në Shqipëri në vitin 2010. Veprimtaria e saj përfshin menaxhimin e projekteve dhe granteve, organizimin e punëtorive dhe trajnimeve, realizimin e studimeve, kërkimeve të tregut dhe anketimeve, si dhe mbështetjen e veprimtarive kulturore dhe botimeve në fusha të ndryshme.

Biznesi
Mbështesim sipërmarrjen, kërkimin e tregut dhe rritjen e qëndrueshme.
Teknologjia
Zhvillojmë aftësitë digjitale dhe nxisim inovacionin përmes teknologjisë.
Lidershipi
Forcojmë lidershipin, aftësitë menaxheriale dhe aftësitë e buta.

Partnerët tanë

Përvoja reale. Ndikim domethënës. Histori nga komuniteti ynë

Njihuni me përvojat e njerëzve dhe organizatave që kanë bashkëpunuar me CBTL-në në projekte, trajnime dhe nisma me ndikim afatgjatë.

Ekspertizë dhe ndikim

Ndërtojmë organizata më të forta përmes njohurive, inovacionit dhe bashkëpunimit.

“A pleasure to share my expertise in Project and Grant Management with CBTL! Engaging, always-innovative and most importantly, youth-led, youth-inspired and youth-oriented! Keep up the great job!”
5-min

Dritan Mezini

CEO of DM Consulting Services and Co-founder of duapune.com

“Always an interesting experience to collaborate with CBTL!”
2 (3)

Shkelzen Marku

Co-founder & Managing Director at Yunus Social Business Balkans and founder of Hap!de Combinator

“Center for Business Technology and Leadership is a perfect example of how great the effect of collaboration between true professionals can be.”
4 (3)

Gerti Boshnjaku

CEO and Founder of New Media Group and Business Magazine Albania

Pjesemarrjen ne projektin CyberCamp Tirana do t’ua sugjeroja te gjithe te rinjve qe kane pasion fushen e teknologjise. Nuk ka rendesi nese keni prirje per t’u bere oficere sigurie apo hackera te bardhe sic i quajme ne; dijet qe do te merrni jane shume te cmueshme per cdo profesionist ne ICT, pavaresisht profilit qe do te zgjidhni. Temat trajtojne aspekte qe lidhen shume mire me njera-tjetren dhe ne perfundim do te ndiheni nje hap me te avancuar se shoket dhe koleget tuaj. Bravo CyberCamp Tirana 2020!
WhatsApp Image 2021-04-21 at 17.20.26

Ervin Cfarku

Web application security expert

CyberCamp Tirana 2020 ka qene nje eksperience e bukur, te cilen e kam pelqyer dhe vleresuar shume sidomos per mundesine qe u ofroi te rinjve qe duan te kene nje karrierre ne fushen e sigurise se informacionit. Pandemia na beri te perballemi me sfida te cilat nuk i kishim menduar me pare dhe Cyber Camp dha mesazhin e duhur mbi menyren sesi mund te perballojme situata te ngjashme duke u fokusuar ne menyren sesi te ndihemi sa me te sigurt online.
WhatsApp Image 2021-04-22 at 12.27.40

Elda Kuka (Trainer)

Technical Director - MPAY Albania

CyberCamp Tirana has been one of the most interesting and hard-leveled CTFs I have played in Albania. From all my previous experience with CTFs I can say that it has been the only one which has been closer to good CTF standarts, interesting challenges with a variety of difficulty and categories combined on a good platform. I am glad to have been part of it
WhatsApp Image 2021-04-22 at 12.28.13

Suljot Gjoka

Winner of 1st prize

Ka qene nje eksperience e jashtezakonshme prezenca ime si trajner dhe pjese e jurise se Cyber Camp Tirana 2020. Arrita te demonstroja live disa simulime dhe sulme kibernetike qe mund te realizoheshin nga sulmues te jashtem apo te brendshem ne nje institucion. Interesimi ishte shume i madh nga te gjithe pjesmarresit dhe kjo do te mbetet nje kujtim i bukur per mua. Eksperience e paharruar ishte qasja me koleget e mi te jurise dhe vecanerisht me inicuesin e CyberCamp Tirana 2020, z. Dritan Mezini
WhatsApp Image 2021-04-22 at 12.27.16

Igli Tafa (Trainer)

CISO at VIG Group

Bashkëpunim me vlerë

Lidhim njerëz, ide dhe ekspertizë për të krijuar rezultate të qëndrueshme.