SprintUp – Inno-Tech Camp Tirana 2019

Cfarë është SprintUP?

Inno-Tech Camp Tirana “Sprint Up” është një aktivitet 3 (tre) ditor i hartuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë start-up-eve (kompanive të reja) që përdorin teknologjinë dhe inovacionin në zgjidhjet e tyre , të thellojnë dijen dhe njohuritë e tyre për një biznes më të qëndrueshem, si dhe të përmirësojnë dhe forcojnë prezantimin e biznesit të tyre në mundësi për të gjeneruar interes, fonde dhe investitorë të ndryshëm.

Projekti zbatohet nga CBTL (Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA)Këndit Amerikan (American Corner), si dhe në partneritet me Innovate Academy Albania.

Modeli i aktivitetit është përshtatur nga modelet e sukseshme të aktiviteteve të ngjashme në Silicon Valley.

Kush mund të aplikojë?

Të rinjë të moshës 18-25 vjeç me ide të konsoliduar të biznesit në fushën e teknologjisë, ose tashmë me kompani me prototip dhe që janë krijuar brenda 3 (tre) viteve të fundit.

Të rinjtë sipërmarrës mund të jenë nga çdo qytet i Shqipërisë.

Si aplikohet për Sprint Up?

Aplikantët plotësojnë formën e mëposhtëme.

Një komision i pavarur i ekspertëve do të përzgjedh deri në 15 aplikime, përfaqësuesit e të cilave do të marrin pjesë në aktivitetin e Sprint Up.

Kur dhe ku do të organizohet Sprint Up?

Sprint Up do të organizohet në dy faza, dt. 1 dhe 2 Mars 2019 dhe dt. 9 Mars 2019, tek Këndi Amerikan, në ambientet e brendshme të Pallatit të Kulturës.

Detajet e organizimit si vendi dhe axhenda do të ndahen vetëm me aplikantët e përzgjedhur brenda datës 25 Shkurt 2019.

Dëshiron të na bashkohesh?

Cili është Ekipi Organizator?

Ekipi organizator përbëhet nga përfaqësuesit e Innovate, të cilët plotësojnë drejtimin e projektit si dhe trajnimin apo mentorimin e saj.

Drejtues i Projektit – Tan Mezini, themelues/drejtues i duapune.com
Koordinatorë të Projektit – Endri Qenanaj, Alban Duka

Trajnerët dhe mentorët e Sprint Up

Mentorët dhe trajnerët e tjerë janë përzgjedhur dhe janë disa nga përfaqësuesit më të mire të fushës së Inovacionit dhe Teknologjisë, themelues të Innovate Albania Academy, brenda dhe jashtë vendit si më poshtë:

  • Shkelzen Marku, themelues/drejtues i HapIde
  • Gerti Boshnjaku, themelues/drejtues i BussMag
  • Kushtrim Shala, themelues/drejtues i ICTS Lab
  • Tomi Kallanxhi, themelues/drejtues i Shpi.al
  • Alban Duka, DM Consulting Services
  • Endri Mataj, bashkëthemelues i Innovate/Menaxher Produkti EY New York City
  • Aleksander Bello, Silicon Valley, Facebook/whatsapp
  • Andi Mullaraj, Silicon Valley, Netflix, Oracle
  • Sokol Vladi, Microsoft Corporation
  • Alejtin Berisha, Universum, Kosove

Ndërkohë, nëse je i interesuar për të qënë mentor dhe/ose trajner tek ekipi i SprintUp apo aktivitete të tjera të Innovate, ju lutem kontaktoni Tan Mezini tek [email protected] për të shprehur interesin e pjesëmarrjes dhe fushës së kompetencës, e shoqëruar dhe me një BIO/CV.

Si do të organizohet aktiviteti?

Gjatë dates 1 dhe 2 Mars, aplikantët e përzgjedhur do të bëjnë një prezantim të produktit/idesë së tyre, dhe më pas do ti nënshtrohen disa temave të rëndësishme për biznes për të përmirësuar dhe rritur biznesin e tyre, si prezantimi i idesë, marketingu dixhital, shitje dhe marketing, të menduarit kreativ (design thinking), planifikimi dhe kërkimi për financime etj..

Më pas cdo aplikant do të lidhet me mentorët me të cilët do të bashkëveprojnë gjatë javës.
Në dt. 9 Mars, do të realizohet prezantimi i idesë tek një komision i përbërë nga përfaqësues të fushës, dhe të biznesit.

Për prezantimet më të mira të vlerësuara ekziston mundësia e dhënies së një cmimi për edukim dhe përkujdesje të mëtejshme për biznesin.

Pas aktivitetit, ekipi organizator do të fillojë një fushatë promovimi të startup-eve në treg për mundësi sigurimi të fondeve për biznes apo dhe të investimeve.

Afati i fundit për dorëzim të formularit është data 22 Shkurt 2019.

Për cdo pyetje, mos hezitoni të na shkruani tek:

[email protected]

Na Ndiqni

Partneret e Projektit

Please share us:

Request for Proposal for Capacity Development Workshops