Znj. Irida Bonati

Znj. Irida Bonati

Albtelecom

Znj. Irida Bonati është drejtuese e Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Çështjeve Administrative pranë ALBtelecom.

Znj. Bonati e ka filluar karrierën e saj në fushën e manaxhimit të burimeve njerëzore në vitin 2003 pas diplomimit në degën e Administrimit të Biznesit pranë Fakultetit të Ekonomisë. Në vitin 2007 përfundoi studimet MBA, Fakulteti i Ekonomisë në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës. Karrierën profesionale e ka fillluar pranë Telekom Albania, ish AMC, Cosmote Group, ku nën guidën e Deloitte Albania themeloi në skuadër funksionin e Burimeve Njerëzore. Aty punoi deri në vitin 2007 si Drejtuese e Sektorit të Burimeve Njerëzore. Përvoja e saj profesionale në të njëjtën fushë vazhdoi në Tirana International Airport, Hochtief Group e më pas Eagle Mobile, Calik Holding Group. Me bashkimin e Eagle Mobile dhe ALBtelecom ne vitin 2013, Znj.Bonati u emërua Drejtuese e Burimeve Njerëzore dhe Cështjeve Administrative.